Tek Partizani po përgatiten për ndeshjen e radhës. Egnatia është një tjetër pengesë që duhet kaluar. Nuk do të jetë e lehtë pasi rrogozhinasit janë me meritë në vendin e tretë të renditjes.
Bashkë me stafin teknik, analiza e kundërshtarit është bërë dhe duket se të kuqtë kanë përgatitur surprizën në objektivin për të ruajtur vendin e pare të renditjes.
Këtë fundjavë nis faza e katërt dhe e fundit e kampinatit. 9 ndeshjet e mbetura do të jenë si finale për të gjitha skuadrat në objektivat që kanë për këtë sezon.
Tv Klan