Egnatia është finalistja e dytë për titullin kampion, pas Vllaznisë. Rrgoozhinasit u kualifikuan ndaj Partizanit pas barazimit pa gola.

Në stadiumin “Arena Kombëtare” ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund festa ishte për skuadrën e Edlir Tetovës.

Egnatia kishte favorin e barazimit në këtë përballje, për shkak se u rendit në vendin e parë dhe falë kësaj u kualifikua në finalen e titullit, aty ku do të përballet me Vllazninë më 12 Maj.

Sa i përket ndeshjes, Egnatia e nisi më kërkuese me dy raste të Lushkjas dhe Aleksit, por Qirko ia doli të mbajë portën e paprekur.

Në krahun tjetër, reagimi i të kuqve erdhi me Binstouka dhe Kekon, të cilët nuk kishin saktësinë e duhur.

Egnatia siguron kështu finalen e titullit kampion për të dytin vit radhazi dhe do të kërkojë të mbrojë trofeun.

/tvklan.al