Egnatia i është bashkuar Dinamos në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe do të vendosin trofeun mes tyre.
Rrogozhinasit triumfuan 2-0 ndaj Partizanit në “Arenën e Demave” pas 120 minutave lojë, duke përmbysur disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë.
Xhemalji shënoi në minutën e 78-të, ndërsa Guindo dyfishoi shifrat në shtesë. Sukses i rëndësishëm për Egnatian, që siguron finalen e Kupës për të tretin vit radhazi.
Në dy rastet e para, skuadra e Tetovës ia ka dalë të fitojë trofeun dhe të njëjtën gjë synon të bëjë edhe këtë herë. /tvklan.al