Egnatia do të presë Skënderbeun në sfidën e javës së 35 të Kategorisë Superiore.
Kryesuesit e kampionatit nuk fitojnë prej dy takimesh radhazi, ndërsa për korçarët tri pikët janë shumë të rëndësishme pasi luftojnë për mbijetesë.
Zv/trajneri i zigjelbërve Julian Brahja tha në konferencën për shtypë para takimit se lojtarët kanë përgjegjësi për të dhënë më të mirën në çdo takim, pavarësisht rivalit.
Ndërsa kapiteni i Egnatias Albano Aleksi tha se skuadra ka punuar mirë dhe syimi është fitorja në këtë përballje.
Pas 34 javësh, Egnatia ka 58 pikë, tre më shumë se sa Dinamo i vendit të dytë. Ndërsa Skënderbeu në tri sfidat e fundit ka marrë 7 pikë.
Bardhekuqtë janë në vend të shtatë në renditje në kuotën e 37 pikëve, 4 më shumë se sa Laçi në vend të fundit.
Klan News