Më 29 Janar blogeria e njohur italiane Chiara Ferragni bëri një reagim të befasishëm në rrjetet e saj sociale. Ajo ndau detaje tronditëse për martesën me Fedez dhe për krizat në çift që çuan deri në divorc. Chiara tha se Fedez e ka tradhtuar madje ai pati menduar që ta braktiste në altarin e martesës. Deklarata e saj dhe marrëdhënia e përfolur mes çiftit që në sytë e botës dukeshin perfekt pushtoi rrjetin.

E pikërisht për këtë divorc, apo thënë ndryshe skandal diskutoi pasditen e kësaj të enjteje paneli i të ftuarve në studion e “Rudina” në Tv Klan.

Pas insertit të përgatitur mori fjalën Olti Curri i cili bëri një përmbledhje të gjithë ngjarjeve dhe marrëdhënies së çiftit. Por, Olesia Leço duket se kishte një këndvështrim ndryshe. E kjo e revoltoi jo pak gazetarin. Olti Currit jo vetëm që nuk i pëlqeu ndërprerja e fjalës së tij, por as përmbledhja që ishte duke bërë Olesia Leço.

“Ooo kalove tek panetonet”, ishte kjo fraza e Olti Currit,  që shënoi gjithë zanafillën e debatit me ironi e “kunja” mes dy të ftuarve.

Pjesë e debatit:

Olti Curri: Po kalon shumë. Nuk qenke shumë e informuar, më vjen keq.

Olesia Leço: Jo unë jam shumë e informuar. Të dëgjuam gjysmë ore të lutem. Ti na bërë analizën që kemi lexuar të gjithë Olti.

Olti Curri: Po ti çfarë po bën?! Ke folur në telefon me ato?

Olesia Leço: Unë po bëj analizën si e shikoj unë.

Olti Curri: Po pra, por më ndërpreve për një gjë që nuk po thua asgjë.

Olesia Leço: Nuk të ndërpreva.

Olti Curri: More fjalën pra, nuk ta dha njeri.

Olesia Leço: Uaaa!

Olti Curri: Ti the nuk i ndjek, kurse tani po flet gjysmë ore. Ehaaa.

Olesia Leço: Unë e lexoj shtypin italian ashtu si Olti, vetëm se jo për punë, por për qejf. Dhe normalisht e shoh se është kudo!

Olti Curri: Pse të lexosh për punë ka ndonjë të keqe?!

Olesia Leço: Absolutisht! Ti e more punën në fillim sepse ti je i showbiz-it.

Olti Curri: Olesia dikush është i showbiz-it dikush shet kolltuqe janë ndarë gjërat. Kështu që mbaroi muhabeti kaq./tvklan.al