Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan është bërë moderatorja e njohur Einxhel Shkira e cila ka habitur të gjithë me vendimin që ka marrë. Ajo la Shqipërinë për të jetuar në Afrikë dhe për të përjetuar një eksperiencë krejt ndryshe nga çfarë ishte mësuar deri më tani.

Moderatorja ka treguar se muaji i parë ka qenë shumë i vështirë për të, nuk gjeti atë jetën e luksit që ishte mësuar këtu, kishte probleme me ushqimet dhe ambientimin, por me kalimin e kohës u përshtat mjaft mirë. Ajo ka theksuar dhe faktin që ka krijuar një miqësi të madhe që merr dashuri pa kushte ndaj tyre.

Einxhel ka ndarë me publikun dhe faktin që vendasit, njerëzit i bardhë i shohin më ndryshe, më delikatë, ndërsa ajo ka treguar veten e saj, madje ka pastruar dhe tualetin e dhomës së saj dhe ka habitur zonjën nga Afrika që ishte punësuar për pastrimin e shtëpisë.

Einxhel Shkira: Në ditët e mia të para ndihesha shumë keq, kur personi i cili duhet të shërbejë mund të vinte të merrte pjatën time apo mbeturinat. Ndihesha keq dhe nuk e lija. Atyre i bënte përshtypje, madje ajo gruaja që kemi tek shtëpia u habit që unë po laja tualetin e dhomës time, ajo ngeli.

I thashë fakti që unë jam gjithë ditën në punë, nuk kam kohë të merrem me këtë punë dhe na duhet dikush të kujdeset për shtëpinë, nuk do të thotë që unë nuk di të laj tualetin dhe jo të larë por unë i hyra me kokë. Ajo ngeli duke më parë dhe unë po e mësoja se çfarë detergjente duhet të përdorte. Domethënë i është krijuar idea që i bardhi ka këtë idenë që nuk punon.

Rudina Magjistari: Nuk mu përgjigje për djalin.

Einxhel Shkira: Jo nuk më kanë ngacmuar akoma. Komplimenta më kanë bërë, por i kam marrë sikur mi kanë bërë për kortezi, por nuk më kanë ngacmuar. Më kanë premtuar që kur të kthehem do dalim, do më shëtisin më shumë që të mos mërzitem dhe mos më mungojë kjo pjesa e të dalurës.  /tvklan.al