Angli-Gjermani më e shtrenjta, Suedi-Ukrainë më pak e kushtueshmja

Tashmë janë mësuar 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin për të shpallur në fund fituesin e Euro 2020. Vlera e 16 skuadrave Kombëtare të kualifikuara shkon në 10 miliardë Euro. Anglia vlen plot 1.26 miliardë euro, ndërsa skuadra më e lirë është Uellsi me 177 milionë euro, pasi Bale nuk kushton më si dikur.

Përballja më e shtrenjtë e 1/8-ve është padyshim Angli-Gjermani, që kalon kufirin e 2.2 miliardëve, ndërsa Suedi-Ukrainë vlen vetëm 410 milionë euro. Pas “Tre Luanëve”, renditja vazhdon me Francën, Gjermaninë, Spanjën Portugalinë, Italinë, Belgjikën e Hollandën.

Diferenca më e madhe në këtë fazë është dueli mes Francës dhe Zvicrës ku “Gjelat” kushtojnë rreth 700 milionë më shumë se helvetët. Futbollisti më i shtrenjtë? Pa as më të voglin dyshim Kilian Mbappe që sot vlerësohet 160 milionë euro. Pas tij janë Sterling, Harry Kane e kështu me radhë.

Klan News