Skuadrat e Kategorisë Superiore treguan një nivel të lartë konkurrence në Konferencë Ligë, duke kaluar në raundin e dytë të turneut. Partizani, Laçi e Vllaznia nuk hasën shumë problemeve ndaj rivalëve që shorti i vendosi përballë. Por përpos pjesës së garës, tre ekipet shqiptare kanë mbushur edhe arkat e klubit.

Vllaznia, Laçi e Partizani kanë fituar deri më tani 550 mijë Euro në total. 200 mijë Euro janë fituar për shkak të pjesëmarrjes në Konferencë Ligë e 350 mijë Euro të tjera për kalimin në raundin e dytë. Kjo shifër mund të rritet në varësi të ecurisë së tyre në Europë, edhe pse shorti nuk është treguar aspak bujarë me ta.

Për Partizanin rival do jenë gjigantët e Zvicrës, Baseli, i cili në përbërje ka shumë futbollistë me origjinë shqiptare, ndërsa për kurbinasit shorti ka rezervuar rumunët e Krajovës. Provë force dhe për Vllazninë, e cila tashmë duhet të bëj llogaritë me qipriotët e AEL Limmasol. Shkodranët nisen si të barabartë ndaj tyre. Takimet e para do luhet javën e ardhshme.

Klan News