Skuadrat shqiptare do të luajnë të enjten ndeshjet e kthimit të turit të parë të Europa League. Kukësi duhet të përmbysë humbjen 3 – 0 të sfidës së parë. Ernest Gjoka kërkon që të paktën ndeshja të fitohet.

“Një nga gjërat që i kam kërkuar skuadrës është se ne duhet të fitojmë për moral dhe dinjitet.”

Për trajnerin e Debreceni, Andras Herczeg do të jetë një ndeshje e vështirë në Elbasan.

“Kemi fituar 3 – 0, por mendoj se na pret një ndeshje e vështirë. Te Kukësi kam parë lojtarë të mirë në mesfushë dhe sulm.”

Po 3 – 0 është mundur Teuta në fushën e Ventspils. Bledi Shkëmbi e ka analizuar ndeshjen e parë dhe do të tentojë të kthejë rezultatin në Durrës.

“Që të kthesh një rezultat 3 – 0 duhet të shënosh sa më shpejt, por edhe nuk duhet të pësosh se do ta bënte të pamundur.”

Për trajneri e Ventspils, Igor Klosovs nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.

“Nuk kam ndryshuar mendim, unë e njoh Teutën dhe mendoj se do të luajmë sërish përballë një kundërshtari të fortë. Ne do të luajmë sikur të ishte 0 – 0 rezultati i ndeshjes së parë.”

Në Izrael do të luajë Laçi që ndeshjen parë me Hapoel Be’er Sheva e mbylli në barazim 1 – 1.

Tv Klan