Teuta, Laçi dhe

Kukësi do të impenjohen sot në ndeshjet e para për kualifikueset e Europa

League. Durrsakët gjenden në letoni për tu përballur në 16.45 me Ventspils të

Letonisë. Edhe pse ky kundërshtar eliminoi një vit më parë Luftëtarin, Teuta

konsiderohet me fat pasi letonezët janë ekip modest.

Bledi Shkëmbi, trajner i Teutës :Ventspils ka një grup të mirë futbollistësh por ata që duhet të kemi kujdes janë numri 21 dhe nr 7. Me pëlqen mesfusha dhe sulmi. Kemi punuar fort dhe mire per kualifikimin. Ndeshja e parë e rëndësishme do mundohemi për rezultat pozitiv.

Në 17:30, Laçi do

të nisë takimin ndaj Hapoel Beer Sheva. Një sfidë e vështirë për kurbinasit që

do të tentojnë të marrin maksimumin në fushën e tyre.

Kukësi është në Hungari

ku do të sfidojë Debrecenin në orën 19:00. As për ekipin e ernest gjokës nuk do

të jetë e lehtë.

Ernest Gjoka,  trajner i Kukësit :E dimë kush është kemi bërë analiza. Kërkojmë paraqitje të mirë. Rezultatin përfundimtar në ndeshjen e kthimit.

Strategjia e Ernest Gjokës është të luajë në mbrojtje në mënyrë që të mos i japë mundësi kundërshtarit të shënojë me shpresën për të siguruar kualifikimin në takimin e kthimit.

Tv Klan