Teuta, Kukësi dhe Laçi luajnë të enjten në turin e dytë

Teuta, Kukësi dhe Laçi do të luajnë të enjten ndeshjet e në turin e dytë të Europa League. Të 3 ekipet i zhvillojnë në Shqipëri. Durrsakët do të presin Granada në Durrës. Trajneri Edi Martini shpreson te fati para përballjes me skuadrën spanjolle që është rritur shumë sezonet e fundit.

“Jemi mirë nga ana psikologjike dhe shpresojmë fati të jetë me ne dhe të bëjmë diçka”.

Edhe pse i themeluar në 1931 Granada luan për herë të parë në kupat e Europës.

“Ekipi ynë debuton në Europë pas thuajse 90 vitesh, 15 vjet më parë ishim në Divizionin e Tretë dhe për ne të jemi këtu është një ëndërr. Teuta është një ekip që di të shfrytëzojë mirë forcat që ka, është një ekip që mbrohet mirë dhe del shpejt në kundërsulm”.

Kukësi do të luajë me një kundërshtar me përvojë si gjermanet Wolfsburg që vjen në Air Albania Stadium me bindjen se do ta kalojnë turin, pasi synon fazën e grupeve.

“Pashë ndeshjen e parë të Kukësit me Slavia Sofia dhe pashë një ekip të organizuar mirë dhe me lojtarë teknikë. Ne jemi të përgatitur mirë, e respektojmë Kukësin ashtu si çdo kundërshtar, por ne shkojmë në Tiranë me besim se që të fitojmë ndeshjen atje dhe të kalojmë në turin tjetër”.

Për laçin do të jetë Hapoel Beer Sheva, një kundërshtar që eliminoi kurbinasit sezonin e kaluar nga gara vetëm për shkak të golit në fushë kundërshtare. Por kësaj here është me një takim dhe Laçi do të kërkojë të bëjë historinë në Elbasan Arena, për t’u kualifikuar në turin e tretë të Europa League.

Tv Klan