Klubet shqiptare janë të varur ende nga shpërblimet e UEFA-s për të ardhurat që përfitojnë në aktivitetin e tyre. Sipas raportit të fundit të qeverisë së futbollit, 74% e të ardhurave vijnë pikërisht nga këto bonuse. Pjesa tjetër vijnë nga burime të tjera, si transferimi i lojtarëve dhe sponsorizime dhe të drejtat tregtare. Mes të dhënave shihet edhe rënia e numrit të spektatorëve në stadiume. Në sezonin 2017-2018 ai u ul me 15% me atë të mëparshmin.

Nëse flasim për Europën, Manchester United është ekipi që afroi më shumë spektatorë gjatë sezonit të kaluar më shumë se 1 milionë e 400 mijë gjatë sfidave të Premier League. 15 skuadra të kontinentit shitën më shumë se 1 milionë bileta gjatë kampionatit, mes tyre pjesa më e madhe në Angli.

Manchester United mbetet edhe klubi me më shumë të ardhura, më shumë se 670 milionë Euro. Premier League mbetet kampionati që prodhon më tepër para. Më shumë se 5.3 miliardë Euro në sezon, 54% e tyre vijnë nga e drejta televizive. Për të ardhurat ndiqet nga La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Liga Franceze.

Tv Klan