Ekipet të motivuar para derbit të Tiranës

Ekipet të motivuar para derbit të Tiranës

16:34 27/02/2020

Trajnerët: Të rëndësishme janë pikët, pastaj emocionet

Para derbit të Tiranës të dy trajnerët u shfaqën me besim se lojtarët do të bëjnë gjithçka për të fituar derbin. Të premten në mbrëmje në Air Albania Stadium, që pritet të jetë i mbushur, derbi merr vlerë të shumëfishtë. Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo thotë se në fund shpreson që ekipi i tij të marrë atë që do të japin në fushë.

“Lojtarët janë të qetë, nuk është hera e parë që luajnë një derbi. Çunat janë me këmbë në tokë, janë gati, do të hyjmë në fushë të japim maksimumin dhe të marrim atë që meritojmë”.

Për Adolfo Sormani të Partizanit mendon më tepër për pikët.

“E shikoj si një ndeshje për titullin dhe për të shkurtuar diferencën. Këtë i kam thënë lojtarëve. E di që është një ndeshje speciale për ambientin dhe tifozët, por për mua mbetet një ndeshje që duhet fituar”.

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama mendon se skuadra është mjaftueshëm e motivuar për t’u përballur me Tiranën.

“Tirana sigurisht është në një periudhë të mirë, por do të përballet me një Partizan tepër të motivuar”.

Mungesa më e rëndësishme është te të kuqtë, pasi Lorenc Trashi është i dëmtuar. Ndeshja është ndezur nga klubet edhe me video motivuese, në betejën sportive për ekipin më të mirë të qytetit. Ndërkohë policia do të bllokojë të gjitha rrugët përreth stadiumit 4 orë para nisjes së takimit.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo