Kombëtarja e Anglisë ka mposhtur ekipin e Kosovës me rezultat 4 me 0 të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që zhvillohet më 2020.

Me këtë humbje, Kosova renditet e treta në grup me 11 pikë, pas Anglisë dhe Çekisë, ku nga kjo e fundit u mposht me rezultat 2:1 ditë më parë.

Ndeshja me Anglinë ishte e fundit në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. Kosovës i mbetet që ëndrrën për Euro 2020 të provojë ta realizojë përmes Ligës së Kombeve./REL