Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi Shqipërinë të martën shkaktoi shumë viktima dhe të plagosur. Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë të shumtë ishin personalitetet e huaja që shprehën ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre ndaj kësaj situate të rëndë në vendin tonë.

Së fundmi, ekipi spanjoll i Malaga-s ka bërë një gjest prekës ndaj personave të prekur nga tërmeti. Në ndeshjen e kësaj jave që e luajtën kundër Numancia skuadra spanjolle hyri në fushën e lojës para ndeshjes me një bluze të dedikuar ku shkruhej: Lutu për Shqipërinë.

“Këtë natë hyjmë në fushë me një mesazh mbështetje për viktimat nga tërmeti në Shqipëri”, thuhet në videon e postuar nga klubi në Facebook.

Për Malaga-n luajnë dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Armando Sadiku dhe Kejdi Bare, të cilët janë padyshim të prekur nga situata e krijuar pas tërmetit në Shqipëri. /tvklan.al