Manchester City dhe Liverpool që po përballen për titullin kampion në Premier League e treguan këtë supremaci dhe në formacionin e vitit të Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë në Angli.

Në këtë 11-ësh, i vetmi lojtar nga ekipet e tjerë është Paul Pogba i Manchester United. City ka më shumë, 6 lojtarë në këtë ekip ideal për të dytin vit radhazi. Mbrojtja pothuajse përbëhet nga lojtarë të Liverpool me Arnold, Van Dijk dhe Anderson ndërsa në sulm është Manchester City me më tepër përfaqësues, Streling dhe Aguero. Reshtimi i përcaktuar është 4-3-3. Në këtë anketë votojnë më shumë se 4 mijë lojtarë, të cilët janë pjesëtarë të Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë.

Tv Klan