Vendi ynë dërgoi në vendin fqinj, mjekë dhe infermierë për të ndihmuar në luftën me pandeminë, e cila ka shkaktuar shumë viktima në Itali.

Ky veprim ka prekur mjaft personazhe të njohur, të cilët me postimet e tyre në rrjetet sociale kanë shprehur mirënjohen dhe falenderimet e tyre.

Aktorja e njohur, Sharon Stone ka publikuar një foto të eksodit shqiptar para 30 viteve, kur Italia priti mijëra shqiptarë që vërshuan drejt brigjeve të saj, për një jetë më të mirë. Ajo në postimin e saj falenderon vendin tonë me gjithë zemër, për ndihmën e ofruar.

30 vite më parë, Italia vendosi ti ndihmonte ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë të ndihmojë Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër”, shkruan bashkëngjitur postimit aktorja./tvklan.al