Kosova kërkon njohjen reciproke nga Beogradi në mënyrë që të heqë taksën për mallrat serbe. Ishte ky qëndrimi zyrtar i ekipit negociator kosovar që u takua këtë të martë në Bruksel me shefen e diplomacisë europiane Federika Mogerini.

“Është e qartë edhe për BE-në se taksa nuk hiqet në të thatë. Ajo që u përmend në takim është një kërkesë që t’i dërgohet Serbisë që ta ndalë fushatën e tërheqjes së njohjeve që po bën

“, tha Shpend Ahmeti.

“Ne e bëmë të qartë se për të hy në dialog duhet të dimë epilogun e tij. Nuk ka më dialog me tema të veçanta, me shku në Prishtinë ose Beograd e mos me nënshkru asnjë marrëveshje

“, u shpreh Fatmir Limaj.

Sipas Shpend Ahmetit, Mogherini u shpreh e gatshme të pranojë çdo marrëveshje të dakordësuar mes palëve, por me kusht që kufiri të shmanget territoret etnikisht të pastra.

Pas takimit, Brukseli doli me një deklaratë për shtyp ku vlerëson prezantimin me ekipin negociator. Në reagimin zyrtar, shefja e diplomacisë europiane tha se kishte kërkuar sërish heqjen e taksës 100% që shkon kundër frymës së dialogut.

Tv Klan