Pikturon qiellin me të kuqe në New Jersey

Disa vende u përpoqën të përjetonin një fenomen qiellor këtë të Enjte ndërsa dëshmuan një eklips diellor që ndriçonte qiellin në hemisferën veriore.

Pamjet e dëshmitarëve okularë në Avon-by-the-Sea, New Jersey kapën një eklips të pjesshëm diellor, duke krijuar një gjysmëhënë spektakolare e cila notonte mbi det dhe pikturonte qiellin me të kuqe.

Eklipset diellore ndodhin kur hëna lëviz nëpër faqen e diellit dhe bllokon pak ose të gjithë dritën që buron prej tij.Vende të tjera përjetuan një ‘unazë zjarri’, ose eklips diellor unazor, ku hëna lëviz tërësisht mbi diell, por nuk bllokon dritën e saj, duke lënë një unazë të hollë shkëlqimi.

Eklipset unazore janë të ngjashëm me eklipset totale në të cilët, Hëna, Toka dhe Dielli janë vendosur në një linjë në mënyrë që Hëna të vendoset direkt mbi Diellin, e parë nga Toka. Por një eklips total nuk ndodh kur Hëna nuk mund të bllokojë tërësisht diskun e dukshëm të Diellit pasi ajo ndodhet larg tij ndaj edhe pamja e saj në qiell është dukshëm më e vogël se e Diellit.

Klan News