Miliona banorë shijojnë pamjet spektakolare

Banorët e Amerikës së Jugut kanë mundur të shijojnë pamjet e një eklipsi të plotë diellor. Shohim në vijim pamjet spektakolare.

Banorët e Amerikës së Jugut shijuan për disa minuta, pamjet e mrekullueshme të eklipsit të plotë diellor.

Eklipsi ishte plotësisht i dukshëm sidomos për banorët e Argjentinës dhe Kilit, ndërsa pjesërisht atë e panë edhe zona të tjera të populluara të Amerikës së Jugut, ishujve në jug të Atlantikut dhe Paqësorit e deri në Antarktidë.

Të apasionuarit pas këtyre ngjarjeve të rralla qiellore përdorën syzet e errëta të posaçme që krijojnë një pamje edhe më të qartë të eklipsit duke reduktuar intensitetin e dritës së diellit.

Eklipsi diellor ndodh kur Hëna vendoset në vijë të drejtë mes Tokës dhe Diellit. Eklipsi i plotë i radhës parashikohet të ndodhë më 4 Dhjetor 2021 dhe do të jetë i dukshëm në hemisferën veriore.

Tv Klan