Mbërrin ekografia e gjeneratës së fundit. Nuk do të jetë i nevojshëm kontakti me trupi dhe sipas ekspertëve të MIT në Boston që e kanë zhvilluar, bëhet fjalë për një teknikë të re me lazer që funksionon me ultratinguj.

Për të parën herë imazhet e trupit të njeriut janë shfaqur në një ekografi që nuk ka asnjë kontakt me subjektin, në provat finale të vullnetarëve.

Është arritur të depërtojë deri në 6 centimetra nën lëkurë, ndërkohë që aparatura lëshonte rrezet laser nga 1.5 m distancë nga trupi i njeriut dhe rezultati është i njëjtë me ato që japin ekografitë konvencionale.

Ti nënshtrohesh një ekografie është një procedurë e thjeshtë dhe e padëmshme, që nuk e ekspozojnë njeriun ndaj rrezatimeve të dëmshme si radiografitë apo skaneri.

Mjeku përkatës shtyp një pulsant në trupin e njeriut në zonën e duhur sipas problemit, dhe valët që gjenerohen nga aparatura përplasen tek muskujt, indet etj për t’u rikthyer tek sonda, që i përkthen në imazhe në monitor.

Ndërsa teknika e re pa prekje është njësoj e padëmshme, por mund të përdoret në ato raste kur pacienti nuk mund të tolerojë kontaktin, veçanërisht në rastet e pacienteve që kanë pësuar djegie apo bebeve.

Klan Plus