Krijoi 4.8 milionë vende pune në Qershor

Performancë surprizë e ekonomisë amerikane, edhe pse shifrat e përhapjes së Covid-19 janë ndër më pesimistet në gjithë globin. Zyra e Statistikave të Punësimit njoftoi se muajin e kaluar u hapën 4.8 milionë vende të reja pune duke e ulur papunësinë me rreth 4% në 11.1%.

Për Departamentin e Punësimit, kjo ishte një shifër surprizë dhe vjen si pasojë e masave të marra nga Administrata Trump në krijimin e lehtësirave për bizneset, veçanërisht ato të huaja që duan të investojnë në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, ritmet e mbylljes së bizneseve për shkak të recesionit të shkaktuar nga pandemia janë po ashtu të larta. 1.4 milionë punonjës aplikuan për përfitimin e ndihmës për të papunët vetëm javën e kaluar. Ndërsa prej Prillit, mbi 20 milionë njerëz janë shtuar në listat e të papunëve.

Tv Klan