Të ardhurat nga taksat dhe zhvillimet e tregtisë më të larta edhe së 2019-a

Zhvillimet ekonomike po i rikthehen normalitetit, me eksporte të rritura me 50% në 5 muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin e pandemisë, ndërsa situata e mbledhjes së taksave po rikthen fuqinë në financat publike të vendit.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, eksportet rezultojnë 250 milionë Dollarë më të larta këtë 5-mujor edhe se në vitin 2019 ndërsa importet janë 230 milionë më shumë se në 2019, duke dhënë sinjale të qarta për rritjen e konsumit. Kërkesat e larta për mallra dhe shërbime tregohen edhe nga niveli i mbledhjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Niveli i mbledhjes së TVSH-së ka regjistruar një rekord historik për këtë periudhë në 675 milionë dollarë, ndërsa rritje më të lartë edhe se në vitin 2019 kanë të ardhurat nga akcizat dhe taksat kombëtare. Sipas treguesve fiskalë të buxhetit të shtetit, tatimet nga fitimi i kompanive janë më të reduktuara se mesatarja e viteve të fundit, përfshirë dhe tatimi i të ardhurave personale, duke reflektuar situatën e vështirë të vitit të pandemisë.

Qeveria ka mbajtur një nivel të qëndrueshëm të shpenzimeve publike gjatë majit, në nivelin e 2.1 miliardë dollarëve, afro 3% më pak se planifikimi, e ndikuar më shumë nga ecuria e dobët e investimeve publike te projektet me financim të huaj. Më poshtë se në muajin prill rezulton dhe ecuria e disbursimit të fondit të rindërtimit me vetëm 20 milion dollarë në maj, kundrejt 40 milionë të dhëna në muajin paraardhës.

Tv Klan