Deri në fund të vitit -7.5%. FMN: duhet transparencë

Ekonomia shqiptare do të vazhdojë të vuajë krizën deri në fund të vitit 2020. Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, vendi ynë do të ketë një tkurrje për shkak të varësisë ndaj turizmit dhe dërgesave të emigrantëve. Ekonomia parashikohet të ketë një rënie me rreth 7,5% në vitin 2020. Megjithatë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021, me mbështetje edhe të ndërkombëtarëve, përfshirë edhe atë të FMN-së, si dhe emetimi i Eurobondit në Qershor, do të ndihmojë në mbulimin e nevojave për financim.

FMN këshillon qeverinë shqiptare se duhet të shmangë krijimin e detyrimeve të reja të prapambetura të shpenzimeve buxhetore dhe në rimbursimin e TVSH-së . Bazuar në të dhënat e raportuara nga bankat, niveli i kredive me probleme ka mundësi të rritet për shkak të ndikimit që ka pandemia tek huamarrësit.

Kjo pasiguri e paprecedentë për shkak të pandemisë, nënvizon rëndësinë që ka planifikimi i rezervave nga ana e qeverisë. Në rastin e një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet të marrin masa të reja për të siguruar ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe për të mbrojtur grupet më në nevojë, por duhet të shmangen investimet e panevojshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar sërish ka nënvizuar këshillën e saj kundër një amnistie fiskale të mundshme, duke marrë për bazë shqetësimet lidhur me ndikimin që ajo ka lidhura me pastrimin e parave.

Gjithashtu sipas FMN qeveria shqiptare duhet të marrë për bazë uljen e  prioriteteve për dhënien e disa projekteve madhore përfshirë edhe Partneritetet Publike Private. Përdorimi i PPP-ve me propozim të pakërkuar duhet të vazhdojë të parandalohet. Vihet re se në çdo çështje, FMN thekson nevojën për transparencë, si në borxhin e jashtëm, marrëveshjet koncensionare etj.

Klan Plus