99.9% e bizneseve në Shqipëri janë të vogla, e vetëm 0.1% e totalit të tyre janë kompani të mëdha.

Instituti i Statistikave raporton se në fund të vitit 2016 ndërmarrje të vogla me jo më shumë se 5 punonjës janë 108 mijë, ndërsa të mëdhatë, me mbi 250 punonjës arrijnë numrin 152.

Shifrat kontraverse të ekonomisë shqiptare japin një tablo ku edhe pse konsiderohen të vogla, nga viti në vit, vlerën më të madhe të shtuar në ekonomi e ka sjellë pikërisht ky grup, duke mbajtur dhe peshën më të madhe në sektorin e eksporteve.

INSTAT zbulon se vetëm 2.6% e ndërmarrjeve të vogla kanë arritur të kenë fuqi eksportuese por pavarësisht kësaj, dominojnë 62% të eksporteve.

Të vegjlit po ashtu mbajtën peshën kryesore të investimeve të reja në ekonomi, me një rritje në nivelin 13%, ndërsa firmat e mëdha i kanë reduktuar investimet e reja, duke shënuar një rënie nga viti 2015= me 6.8%.

Ekonomia shqiptare vazhdon të dominohet nga tregtia dhe dega e shërbimeve, ndërsa industria zë përqindje më të vogël, si në kahun e veprimtarisë, ashtu edhe në atë të punësimit.

Tv Klan