Ekonomia shqiptare e ka nisur 2025 me tregues pozitivë dhe stabilitet të qëndrueshëm makroekonomik.

Sipas raportit të politikës monetare për tremujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë raporton se inflacioni ka qëndruar në nivelin 2%, ndërsa aktiviteti ekonomik është rritur, i mbështetur nga punësimi dhe fuqia blerëse e qytetarëve.

Banka qendrore nënvizon se në afatgjatë ekonomia do të vijojë të performojë pozitivisht ndonëse pasiguritë në ekonominë globale janë rritur.

Në vijim, Banka e Shqipërisë pritet të ruajë të pandryshuar normën bazë të interesit, ndërsa objektivi i saj mbetet kthimi i inflacionit në 3% brenda vitit 2026.

Tv Klan