Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë

Një incident ka ndodhur në Hong Kong teksa grupi “Mirrior” po performonte në skenë të shoqëruar nga grupi i tyre i balerinëve .

Një pjesë e një ekrani LED e varur mbi skenë është shkëputur duke plagosur dy balerinë. Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Kjo ngjarje ka bërë që koncerti të ndalojë menjëherë teksa asnjëri prej anëtarëve të bandës nuk është lënduar.

Një grup hetimor gjendet në vendngjarje për të kuptuar më shumë mbi arsyet e rënies së ekranit.

Tv Klan