Denisi dhe Xhesika janë dy ishullorët e Love Island Albania që kanë pasur një histori dashurie, jashtë ‘reality show’-t por që për rrethana të ndryshme, marrëdhënia e tyre jashtë u ndërpre.

Pas futjes së Xhesikës në vilën e dashurisë, duket se gjërat kanë ndryshuar sërish. Denisi është shprehur se ende ka ndjenja për të.

Në takimin që kanë zhvilluar brenda vilës Denisi i tregoi Xhesikës edhe një kërkesë që ia kishte bërë motra e tij, para se të futej në Love Island Albania.

Në një video ekskluzive të publikuar në faqen zyrtare në YouTube Denisi shprehet: “Ka shumë njerëz nga jashtë të cilëve u kam shprehur dëshirën që ti të hyje në vilë. Motra imë më ka thënë se më duket sikur ti do ta shohësh prapë atë personin për të cilin po flet (Xhesika) i tregova arsyet dhe që nga ajo ditë deri në çastin e fundit që unë isha duke u futur në Love Island Albania, më ka kërkuar ti tregoj se kush është dhe ajo do të kontaktonte që të vije këtu.”

/Love Island Albania