Njëri nga të akuzuarit e grabitjeve të Rinasit, flet Dash Kupa: Kam konflikt interesi me gjyqtarin e çështjes

Dash Kupa, njëri nga të akuzuarit dhe të arrestuarit për 3 grabitjet e parave të Rinasit të ndodhura në periudhën 2015-2017, ka folur për herë të parë për këto ngjarje.

Në një intervistë ekskluzive me gazetarin Spartak Koka në emisionin Uniko në Klan Plus, Dash Kupa pretendon se procecet gjyqësore ndaj tij po dështojnë për shkak se ai thotë që ka një konflikt interesi me një prej gjyqtarëve që po gjykojnë këtë dosje.

Dash Kupa thotë se për të gjithë hetimin ndaj tij dhe personave të tjerë të akuzuar po bëhen presione me qëllim mbylljen e kësaj çështje.

Spartak Koka: Ku po vuani dënimin aktualisht?

Dash Kupa: Tani jam në burgun e Fushë-Krujës, jam transferuar që në Tetor nga 313-ta dhe tani e vazhdoj vuajtjen në paraburgimin e Fushë-Krujës.

Spartak Koka: Çfarë po ndodh në Gjykatën e Apelit dhe përse po dështojnë proceset njëri pas tjetrit?

Dash Kupa: Gazetarët në datën 24 folën disa gjëra, shuëm gjëra. Thanë që po i shtyjnë këto seanca për shkak të ndërprerjes së afateve që të mbarojnë afatet dhe të dalim. Kjo s’është aspak e vërtetë dhe atë e dinë shumë mirë ata gazetarë. Shumë nga ata gazetarë e dinë çështjen shumë mirë. Nuk është aspak e vërtetë sepse ne çdo seancë na priten afatet e paraburgimit. Dhe ne sikur 10 vjet të jemi kështu, nuk mbaron afati.

Spartak Koka: Po përse po dështojnë seancat?

Dash Kupa: Unë kam dhe një konflikt interesi me një nga gjyqtarët aty, që është Sokol Binaj, relatori. 

Spartak Koka: Po përse keni konflikt?

Dash Kupa: Sepse unë i kam bërë një kallëzim Sokolit në SPAK. Sokoli ka marrë në telefon avokatin dhe i ka bërë presion, se kjo është e vërtetuar pavarësisht se SPAK nuk e ka zgjatur çështjen për arsyet e veta, dhe i ka thënë ‘të bëhet mbrojtja patjetër, sikur dhe 3 rreshta dhe të mbarojmë gjyqin’.

Spartak Koka: Keni prova ju për këtë?

Dash Kupa: Ka ushtruar aq shumë presion te avokati, ka vënë gjoba maksimale që asnjë njeri nuk kemi dëgjuar që ka vënë kështu gjobash, 500 mijë-1 milion. Është ushtruar presion i paparë te avokati që të mbarohet gjyqi patjetër.

Spartak Koka: Po përse po dështon aktualisht?

Dash Kupa: Ja për këtë arsye. Se unë i kam bërë një kallëzim dhe është drejtpërdrejt konflikt interesi. Kam pasur edhe një debat shumë të rëndë në sallë të gjyqit me të, është një përplasje shumë e madhe. Gjyqi nuk po dështon nga ne, dështon nga ai person që është relator. Unë s’e kuptoj pse nuk tërhiqet, ka gjykatës sa të duash, le të vijë dikush tjetër dhe të vazhdojmë seancat tona. Të dalë e vërteta, të shikohen gjërat siç është për të parë. Sepse ai nga mënyra e sjelljes duket se e ka marrë vendimin. E ka marrë vendimin në tavolinë dhe kjo është e vërtetuar. Në SPAK e kam bërë kallëzimin dhe ajo telefonatë vërtetohet. Po SPAK ka marrë në pyetje avokatin dhe e ka pyetur a është bërë kjo telefonatë. Normalisht avokatja ka thënë jo nuk është bërë sepse po t’i thoshte se është bërë do t’ia priste bukën e gojës.

Spartak Koka: Cilat janë provat që ju i paraqisni SPAK-ut ndaj gjyqtarit?

Dash Kupa: Unë i kam thënë SPAK-ut të merren telefonatat e asaj avokates, të merren dhe të shikohen është bërë thirrje nga ky person. Nuk është vetëm ajo avokatja, janë shumë avokatë që u është bërë presion, por unë po flas për atë që e di të sigurt dhe është ushtruar presion i madh, dhe SPAK thjesht e ka marrë në pyetje dhe kaq, mbaroi çështja.

Spartak Koka: Ju kërkoni ndryshimin e trupës gjyqësore në bllok apo të njërit prej gjyqtarëve?

Dash Kupa: Unë e kam konfliktin drejtpërdrejt me Sokol Binajn. Është bërë dhe një debat shumë i ashpër në sallë të gjyqit. Unë nuk kam pse të bëj seancë me atë.

Spartak Koka: A e keni kërcënuar ju gjyqtarin Sokol Binaj?

Dash Kupa: Nuk e kam kërcënuar, mund të kem thënë ndonjë fjalë ofenduese siç na ka provokuar. Ai na ka provokuar… Po të shikosh seancën dhe të marrësh dëgjimet, është sikur po bëjmë gjyq në kohën e komunizmit. As nuk konsultohet me avokat, ka një sjellje sikur të jemi në komunizëm. Nga gjithë ky presion, kaq vite në burg, gjithë kjo padrejtësi, stresi, normal se dhe ne do nxjerrim ndonjë fjalë. 

Dalin pamjet, ku është filmuar Dash Kupa ditën kur ndodhi grabitja e parave në Rinas

I arrestuar dhe akuzuar si i përfshirë direkt në grabitjen e parave në aksin Qafë Kashar – Rinas më 9 Shkurt 2017, Dash Kupa i hedh poshtë këto pretendime dhe thotë se nuk ka qenë i pranishëm.

Në një intervistë ekskluzive nga burgu për gazetarin Spartak Koka në emisionin Uniko në Klan Plus, Dash Kupa thotë se ditën e ngjarjes ka qenë në zonën e Selvisë në Tiranë dhe lëvizjet e tij janë të filmuara nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Njëra prej pamjeve, që i përket një pike të këmbimit valutor në atë zonë, është publikuar në emisionin Uniko. Në këtë video duket Dash Kupa që hyn për të këmbyer disa para. Orari korrenspondon edhe me kohën kur ndodhi grabitja e parave.

Por gjatë intervistës, Dash Kupa thotë se këto pamje janë shfaqur në gjykatë gjatë procesit gjyqësor, por nuk janë marrë parasysh.

Spartak Koka: Aktualisht ju akuzoheni për vjedhje të bankave më shumë se një herë, prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake në formën e grupit të struktuar kriminal dhe krijimi e pjesëmarrja në grup të struktuar kriminal. Ju akuzoheni si i përfshirë drejtpërdrejt në grabitjen e 9 Shkurtit të vitit 2017 në aksin Qafë Kashar – Rinas ku persona të armatosur me kallashnikov dolën dhe grabitën blindet e një banke të nivelit të dytë. Ju jeni arrestuar 11 ditë më vonë pas kësaj ngjarje. A keni marrë pjesë ju drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte në grabitjen e 9 Shkurtit 2017?

Dash Kupa: Absolutisht jo! Dhe kjo nuk është aspak e vërtetë dhe për këtë janë shumë prova që unë e vërtetoj që nuk kam lidhje fare me atë grabitje. Prokuroria jo veçse nuk ka prova kundra meje, por provat që kam unë kundër Prokurorisë janë fshirë dhe nuk është nxjerrë asnjë provë. Në se ka vetëm një provë e vetme praktike jo fjalë tavolinash, të nxirret, unë do t’i pranoj të gjitha dhe le të më jepet 100 vjet burg.

Spartak Koka: Ku ndodheshit ju rreth orës 13:30 minuta dhe rreth orës 13:50? Është koha në të cilën pretendohet se ka ndodhur dhe grabitja e vlerave monetare në lëvizje?

Dash Kupa: Natën që jam marrë në pyetje ia kam pasqyruar çdo gjë prokurorit dhe drejtorëve dhe në drejtori kanë qenë mbi 10 veta. Ja kam pasqyruar me detaje itinerarin tim që kam lëvizur në atë orar. I kam thënë të merren kamerat, të gjitha me detaje. Numrat e telefonit ia kam dhënë, të gjitha lëvizjet e mia dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të marrë ato ose ndoshta është bërë përpjekja dhe janë fshehur. Po të isha unë i implikuar, do t’i thoshta prokurorit merri këto?

Spartak Koka: Ditën e grabitjes dhe momentin e grabitjes, ku ndodheshit ju?

Dash Kupa: Jam ndodhur në një lokal përballë vila Gold.

Spartak Koka: Pra në zonë e Selvisë?

Dash Kupa: Po, kam qenë aty me 3 dëshmitarë që emrat i ka marrë Prokuroria. Kemi qenë duke pirë kafe kur është dhënë flash në televizor grabitja. Kemi dalë pas çerek ore ose gjysmë ore dhe kemi shkuar drejt biznesit tim që është poshtë te Selvia. Në atë zonë kam qenë gjithmonë dhe kam shkuar te punëtorët e mi, kam ndejtur me punëtorët e mi aty, kanë qenë të gjithë dëshmitarët atë ditë. Mund të kem qenë aty rreth e rrotull, mund të jenë mbi 30-40 kamera. Dhe unë jam kam pasqyruar Prokurorisë këtë gjë që t’i marrë këto kamera dhe të shikohet itinerari im i lëvizjes atë kohë. Prokuroria nuk ka bërë asnjë mundim ose nuk e di se çfarë ka bërë, po nuk kanë dalë ato kamera.

Spartak Koka: Këto kamera i ka në disponim sot Prokuroria?

Dash Kupa: Ka në disponim vetëm atë kamera, që ka qenë ngjitur me picerinë time, Prokuroria nuk ka shkuar të marrë asnjë gjë. Atë e kemi marrë ne dhe e kemi dorëzuar në Prokurori.

Spartak Koka: Aktualisht ju akuzoheni për vjedhje të bankave më shumë se një herë, prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake në formën e grupit të struktuar kriminal dhe krijimi e pjesëmarrja në grup të struktuar kriminal. Ju akuzoheni si i përfshirë drejtpërdrejt në grabitjen e 9 Shkurtit të vitit 2017 në aksin Qafë Kashar – Rinas ku persona të armatosur me kallashnikov dolën dhe grabitën blindet e një banke të nivelit të dytë. Ju jeni arrestuar 11 ditë më vonë pas kësaj ngjarje. A keni marrë pjesë ju drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte në grabitjen e 9 Shkurtit 2017?

Dash Kupa: Absolutisht jo! Dhe kjo nuk është aspak e vërtetë dhe për këtë janë shumë prova që unë e vërtetoj që nuk kam lidhje fare me atë grabitje. Prokuroria jo veçse nuk ka prova kundra meje, por provat që kam unë kundër Prokurorisë janë fshirë dhe nuk është nxjerrë asnjë provë. Në se ka vetëm një provë e vetme praktike jo fjalë tavolinash, të nxirret, unë do t’i pranoj të gjitha dhe le të më jepet 100 vjet burg.

Spartak Koka: Ku ndodheshit ju rreth orës 13:30 minuta dhe rreth orës 13:50? Është koha në të cilën pretendohet se ka ndodhur dhe grabitja e vlerave monetare në lëvizje?

Dash Kupa: Natën që jam marrë në pyetje ia kam pasqyruar çdo gjë prokurorit dhe drejtorëve dhe në drejtori kanë qenë mbi 10 veta. Ja kam pasqyruar me detaje itinerarin tim që kam lëvizur në atë orar. I kam thënë të merren kamerat, të gjitha me detaje. Numrat e telefonit ia kam dhënë, të gjitha lëvizjet e mia dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të marrë ato ose ndoshta është bërë përpjekja dhe janë fshehur. Po të isha unë i implikuar, do t’i thoshta prokurorit merri këto?

Spartak Koka: Ditën e grabitjes dhe momentin e grabitjes, ku ndodheshit ju?

Dash Kupa: Jam ndodhur në një lokal përballë vila Gold.

Spartak Koka: Pra në zonë e Selvisë?

Dash Kupa: Po, kam qenë aty me 3 dëshmitarë që emrat i ka marrë Prokuroria. Kemi qenë duke pirë kafe kur është dhënë flash në televizor grabitja. Kemi dalë pas çerek ore ose gjysmë ore dhe kemi shkuar drejt biznesit tim që është poshtë te Selvia. Në atë zonë kam qenë gjithmonë dhe kam shkuar te punëtorët e mi, kam ndejtur me punëtorët e mi aty, kanë qenë të gjithë dëshmitarët atë ditë. Mund të kem qenë aty rreth e rrotull, mund të jenë mbi 30-40 kamera. Dhe unë jam kam pasqyruar Prokurorisë këtë gjë që t’i marrë këto kamera dhe të shikohet itinerari im i lëvizjes atë kohë. Prokuroria nuk ka bërë asnjë mundim ose nuk e di se çfarë ka bërë, po nuk kanë dalë ato kamera.

Spartak Koka: Këto kamera i ka në disponim sot Prokuroria?

Dash Kupa: Ka në disponim vetëm atë kamera, që ka qenë ngjitur me picerinë time, Prokuroria nuk ka shkuar të marrë asnjë gjë. Atë e kemi marrë ne dhe e kemi dorëzuar në Prokurori.

Spartak Koka: Bëhet fjalë për një video që ju nëpërmjet familjarëve tuaj na e keni vënë në dispozicion ku konstatoheni në datën 9 Shkurt 2017 rreth orës 12:32 në një pikë këmbimi valutor. Jeni ju personalisht në këtë video që jeni duke thyer para?

Dash Kupa: Po, patjetër jam unë.

Spartak Koka: A mund të na shpjegoni gjithë veprimet nga ky moment dhe më pas?

Dash Kupa: Ajo ka qenë itinerari im, në atë rrugë kam qenë unë. Në atë orë kam bërë një lëvizje kam thyer disa lekë si të gjithë njerëzit. Pastaj kam shkuar kam pirë kafe dhe kam qenë gjithmonë deri nga ora 16:00 kam qenë në atë zonë dhe kjo është pasqyruar komplet, ditën e parë ia kam pasqyruar Prokurorisë dhe nuk është bërë asnjë punë për t’i marrë këto.

Spartak Koka: Prokuroria i disponon këto kamera?

Dash Kupa: Prokuroria i disponon, ja kemi çuar me anë të Ilir Muratit e kam pasur avokat. Është pranuar nga prokurori. Dhe kur kemi bërë seancën paraprake kemi kërkuar që të shfaqen pamjet filmike të diskut në seancë. Është ngritur Eneid Nakuçi dhe ka thënë ‘ne disku na ka humbur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda atëherë dhe sot SPAK’. Dhe kur i kërkojmë diskun, ngrihet dhe thotë ‘më vjen keq zonja gjyqtare, por disku ka humbur në Prokurori’. Si është e mundur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të humbasë një disk? Po kur humbet disku ne mund të mendojmë se humbasin shumë gjëra ose mund të ndodhë diçka tjetër. I kemi kërkuar llogari kush e mban këtë përgjegjësi, në çfarë vendi të paktën të Europës ndodh kjo gjë që prokurori të humbasë një provë aq konkrete timen dhe mos mbajë përgjegjësi? Minimumi mos t’i tërhiqet vërejtje? Ku ndodh kjo? Ngrihemi ne dhe i themi urdhro diskun tjetër. Dhe vendoset, është parë nga prokurori, nga gjykatësi nga të gjithë të pranishmit në sallë, dhe është ngritur gjyqtarja dhe pyetur prokurorin i ka thënë ‘keni ndonjë vërejtje për diskun ose ndonjë gjë’? Janë përgjigjur asnjë vërejtje, asnjë gjë. Kjo ka qenë ngjarja.

Spartak Koka: Disku është marrë si provë. A është vlerësuar ky disk dhe këto pamje filmike në raport me prova të tjera dhe për të provuar pretendimin tuaj që ju thoni s’keni qenë pjesëmarrës në grabitje por akuzoheni drejtpërdrejt se keni qenë pjesëmarrës në këtë grabitjen e 2017?

Dash Kupa: Po patjetër se disku kombinon me tabulatet e telefonit që janë zhdukur fare. Shikoji letrat, të gjithë i kanë tabulatet e telefonit, unë s’i kam fare. Kur janë kërkuar tabulatet e telefonit, prokurorja është ngritur dhe ka thënë ‘zonja gjyqtare telefoni i Kupës ka qenë pa kartë SIM’. Po kjo është ekstrem sepse unë kam procesverbalin e arrestimi dhe kam kartën SIM, PIN, të gjitha. Ajo është një tendencë që ne të varrosemi. Nuk është veç me mua. Është një tendencë e jashtëzakonshme për t’u fundosur, për t’u shkatërruar, nuk e kuptoj këtë gjendje. Unë i kam thënë çfarë është kjo që flet unë kam procesverbalin, nuk flasin fare. Dhe gjyqtarja më thotë ankohu. Po ku të ankohem?

Spartak Koka: A janë marrë pamjet e tjera të kryqëzimit në zonën e Selvisë, të zonës së 9-katësheve, që të lidhim pretendimet tuaja dhe të konfirmojmë keni ju të drejtë apo nuk keni?

Dash Kupa: Unë besoj se janë marrë pamjet, është parë që unë jam ai person aty dhe lëviz, janë dëshmitarë, janë tabulatet e telefonit, është e sigurt që ai prokurori e di dhe mua ma kanë shprehur që ditën e parë ‘e dimë që ti s’ke marrë pjesë në këtë grabitje të 2017’. Është e sigurtë që i kanë marrë dhe nuk janë nxjerrë ato pamje. Nuk e di çfarë po bëhet. 

I përmendi emrin si grabitës i parave të Rinasit, Dash Kupa i përgjigjet Admir Çerpjas

Dash Kupa akuzohet si njëri prej personave që ka marrë pjesë në grabitjet e parave të bankave në Rinas në vitet 2015-2017.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Dash Kupa mohon që ditën e grabitjes, më 9 Shkurt 2017 të ketë marrë pjesë. Ai thotë se disponon video që vërtetojnë se atë ditë ka qenë në zonën e Selvisë në Tiranë, pamje të cilat u publikuan në emision.

Por emri i Dash Kupës ka dalë nga dëshmia e njërit prej personave që akuzohet se ka qenë në grabitje, Admir Çerpja. Ky i fundit, sipas dokumenteve të Prokurorisë, thotë se ka biseduar me Dash Kupën për planin e grabitjes.

I pyetur nga gazetari Spartak Koka, vetë Dash Kupa pohon njohjen me Admir Çerpjan që në vitet kur kanë qenë në Greqi së bashku, por mohon që të jetë përfshirë dhe të ketë pasur dijeni për grabitjen e parave. Ai thotë se deklaratat e Admir Çerpjas janë vetëm pretendime dhe nuk janë të faktuara.

Spartak Koka: Emri juaj del fillimisht nga një prej personave i cili ka pranuar se ka marrë pjesë në role të ndryshme në grabitje. Bëhet fjalë për Admir Çerpja. E njihni këtë person?

Dash Kupa: Po. E njoh këtë person dhe e kam deklaruar se e njoh.

Spartak Koka: Në ç’rrethana e njihni?:

Dash Kupa: E njoh që në Greqi, se ne jemi rritur në Greqi, unë kam qenë që 17 vjeç në Greqi dhe kam pasur lidhje hyrje-dalje familjare me atë person. I kam deklaruar të gjitha këto gjëra në Prokurori, nuk i kam fshehur asnjë diçka prokurorit.

Spartak Koka: Ky person thotë që: “Kam planifikuar së bashku me ish-komando të Zall Herrit si ish-ushtar profesionist grabitjen e bankave dhe madje ky ka folur me njërin prej tyre dhe i ka thënë unë njoh një shok që e kam patur në burg në Greqi, por kam kohë pa e takuar dhe do mundohem t’i gjej një numër të tij dhe do flas me atë person e të kthej përgjigje pasi ta sqaroj se çfarë kemi në plan dhe çfarë kërkon ai. Sqaroj se kam patur dijeni se shoku im Dash Kupa njihej në Greqi si djalë i fortë me zemër që kishte punuar dhe në Greqi me shumë punë e grabitje dhe ishte për mua i vetmi person që mund të kishte aftësi të kryente këtë punë dhe këtë grabitje me këtë nivel rrezikshmërie”. Numrin tuaj të telefonit ai pretendon se e ka gjetur nga një person i afërm i juaji dhe ka pretenduar se ka biseduar me ju dhe “kur e kam sqaruar se çfarë pune ishte dhe Dashi më ka thënë menjëherë shkojmë dhe e takojmë atë personin pasi ju duk me interes, dhe shkuam në një lokal te fusha e aviacionit. Ne shkuam atje të dy me Dashin pasi një prej të akuzuarve të tjerë (po flasim për Neim Avdylajn) ka qenë me qira në atë kohë në afërsi të asaj zone dhe më ka kërkuar të shkonin atje me Dashin ta bisedonim për të planifikuar vjedhjen”. A mund të më shpjegosh gjithë këto pretendimet e Admir Çerpjas?

Dash Kupa: Po t’i shpjegoj me një fjalë të vetme, siç the vetë, pretendimet. Këto janë vetëm pretendime. Ka ndonjë provë konkrete për këtë gjë? Unë ja kam kërkuar prokurorit. Tani po të arrij të flas unë për çdo njeri dhe të them se është implikuar, do të futen në burg në qoftë se nuk vërtetohen me prova? Pa prova kush futet në burg? Ose të marri 30 vjet burg siç kemi marrë ne 30 vjet burg pa vrasje, pa plagosje? Edhe sikur të ishte bërë vërtetë kjo gjë, 30 vjet burg është dhënë nga prokurori Ened Nakuçi. Siç the vetë pretendime, këto janë veç pretendime.

Spartak Koka: Unë dua të jem korrekt sepse si të tilla mund t’i cilësoj përsa kohë nuk kemi një vendim të formës së prerë, por gjithsesi duhet të saktësojmë se me këto thënie të Admir Çerpjas dhe personit të dytë i cili është dëshmitar i penduar i drejtësisë, ju sot ndodheni në burg.

Dash Kupa: Kush është i dyti? I dyti s’ka folur fare për mua.

Spartak Koka: Përmendet një person tjetër, por ju që t’ju përmendi drejtpërdrejt si pjesëmarrës. “Kam dëgjuar – thuhet në dëshminë e personit të dytë – që është dhe një person me karakteristikat tuaja”. Admir Çerpjan e keni takuar? Keni biseduar? Dhe për çfarë keni biseduar në atë periudhë që ai pretendon?

Dash Kupa: Admir Çerpjan e kam takuar, kam biseduar por jo për këto gjëra se s’kam pasur lidhje fare. Unë kam pasur bizneset e mia, kam mbi 50 punëtorë, nuk jam marrë asnjëherë me Admirin për këto, thjesht si familjarë se kemi qenë në Greqi bashkë. Asnjë gjë tjetër më shumë. Admir Çerpja thotë “lekër m’i solli Avdylaj, Neim Avdylaj dhe më tha se m’i dha Dashi”. Admiri Çerpja është direkt apo indirekt? Është marrë Avdylaj në pyetje dhe ka thënë nuk e njoh fare këtë person, dhe unë vërtetë nuk e njoh atë person. Si ka mundësi merret dëshmia e këtij që nuk është drejtpërdrejt në qoftë se unë kam çuar lekë dhe nuk merret dëshmia e atij personi që pretendohet se është drejtpërdrejt. Si ka mundësi prokurori kërkon 30 vjet burg kur Admiri Çerpja më poshtë thotë që mesazhin që u nis makina e dërgova. E pyet prokurori dhe i thotë kujt ia dërgove mesazhin? Dhe thotë nuk e di kush e mori mesazhin, e mori Adi apo e mori Dashi. Si mund të japësh 30 vjet burg? Ai e ka pranuar vetë implikimin në atë çështje. E di sa presion është ushtruar?

Spartak Koka: Këtë lloj presioni do duam dhe ne të kuptojmë dhe opinioni publik të kuptojë se jemi përpara dy realiateteve. Një realitet që ngjarjet e ndodhura gjatë vitit 2015-2017 kanë shkaktuar një impakt në shoqëri dhe ka interes publik, por ka shkaktuar edhe një impakt në institucionet ligjzbatuese sepse po cënohej në mënyrë të vazhdueshme siguria në aksin Qafë Kashar-Rinas dhe po goditeshin në të njëjtën mënyrë dhe tipologji vlerat monetare në lëvizje, pa kaluar më pas te grabitjet që kanë ndodhur më pas brenda aeroportit të Rinasit për të cilat ju nuk akuzoheni. Nga ana tjetër kemi një realitet tjetër, që ju në bllok akuzoheni për pjesëmarrje në këto këto grabitje të 2015 dhe 2017. Dhe normalisht ka shumë interes të qartësohet kush ka qenë i përfshirë? Çfarë roli ka patur? Çfarë përfitimi kanë arritur këta persona të përfshirë duke qenë dhe ju një nga personat e akuzuar.   /tvklan.al