Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka mundur të sigurojë fotot ekskluzive të automjetit që kanë përdorur Enver dhe Ermond Jamaku për t’u arratisur pasi i vendosën eksploziv në makinë Gjon Menës në Kamëz më datë 9 Shkurt 2021.

Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në studio, ka deklaruar se makina Ford Fiesta është gjetur në zonën e Xibrës së Matit. Aksioni i policisë ka qenë i vështirë, pasi në javët kur u operacioni u finalizua, vendi ka qenë i përfshirë nga reshjet e dëborës.

Eni Ferhati: Ky është automjeti që Enver dhe Ermond Jamaku janë larguar pas atentatit në zonën e Kamzës të 9 Shkurtit. Me anë të metodave speciale të hetimit dhe gjurmimit të kamerave të sigurisë, agjentët e policisë kriminale arritën të gjurmonin automjetin. Automjeti është ky Ford Fiesta i vogël i cili është përdorur. Automjeti, në këtë rast në foto, është në Xibër, është një njësi administrative e qarkut të Dibrës dhe rrethit të Matit ose e thënë ndryshe është në territorin e Klosit. Pra llogarite çfarë distance kanë përshkruar autorët për të fshehur automjetin e tyre nga Kamza deri në këtë lloj pike.

Spartak Koka: Është një terren i largët malor, është një terren i vështirë.

Eni Ferhati: Në periudhën kur është zhvilluar operacioni vendi ka qenë i përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës. Duhet parë vetëm se në çfarë terreni kemi të bëjmë. Edhe ky automjet i policisë që ka arritur të shkojë deri në atë pikë pasi u arrestuan Enver Jamaku dhe Ermond Jamaku, policia është detyruar të marrë ndihmën e pushtetit lokal atje për t’u kthyer pas me automjetin e sekuestruar pasi ishte e pamundur

Spartak Koka: Është kjo foto ekskluzive që transmetohet për herë të parë në emisionin Uniko, makina Ford Fiesta ngjyrë gri me targa shqiptare e përdorur nga Enver Jamaku dhe Ermond Jamaku ditën kur i vendosën eksplozivin Gjon Menë në Kamzë, por dhe e përdorur ditë më përpara për vëzhgimin dhe ndjekjen e lëvizjeve të tij. Është një operacion i vështirë i cili pritet të ketë zhvillime të reja siç deklaroi dhe drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi në intervistën e dhënë për emisionin Uniko.

Eni Ferhati: Automjeti vetë e ka patur të pamundur të dilte nga zona dhe është dashur tërheqja me një mjet tjetër më të madh për të bërë të mundur sekuestrimin, kqyrjen e tij në detaje më pas.

Për tritolin e vendosur në makinën e Gjon Menës në Kamëz janë arrestuar Gjergj Cukali, si organizatori i dyshuar, dhe kushërinjtë Enver dhe Ermond Jamaku si ekzekutorë të porosisë. /tvklan.al