Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus ka transmetuar mbrëmjen e sotme të tjera pamje ekskluzive për Renin e Elbasanit, këngëtarin e tallavasë që rezulton i zhdukur prej rreth 6 vitesh.

Një javë pasi transmetuam videon e momenteve të fundit përpara rrëmbimit, stafi i emisionit “Uniko”  ka arritur të sigurojë disa pamje filmike ku shfaqet një person duke hyrë në një lokal. Kjo foto për shumë muaj u bë objekt i punës hulumtuese e kërkimore të policisë në rang vendi.

Kjo foto iu shpërnda të gjitha drejtorive të policive në 12 rrethet e vendit. Në këtë foto duket një person i veshur me një bluzë me flamur amerikan, me pantallona ngjyrë gri, me syze në kokë, me një orë të zezë dhe telefonin që e mban gjatë gjithë kohës në dorën e majtë. Ambienti duket i një lotoje sportive, pasi në fasadën e xhamit shkruhet “B live”.

Përgjigjia që vinte vazhdimisht nga  drejtoritë dhe komisariatet e policive  vendore ishte mohuese. Askush prej tyre nuk kishte informacion të vlefshëm rreth identitetit të këtij personi.

Këtë foto ekskluzive ja treguam nënës së Renit, zonjës Silvana.

Spartak Koka: I njihni këto rroba?

Silvana Hamza: Po, janë rrobat e Renatos. Bluza e Renatos…Ora e zezë me rrip të trashë. Po e ka blerë vetë këtë bluzën.

Spartak Koka: Arrini ta identifikoni këtë person në foto? Është djali juaj?

Silvana Hamza: Po, Renato, po me këtë bluzë. Po, Renato…

Spartak Koka: Është një lokal “baste live”. Këto pamje filmime janë në dosjen e policisë, dhe në hetimin që është bërë dhe është pezulluar për rastin e djalit tuaj, është gjetur kjo foto. Kjo foto të cilën ju konfirmoni që është djali juaj. Janë pamje të vitit 2013, të 26 Gushtit të vitit 2013, ora shënon 21:46 minuta e 31 sekonda. Është momenti kur djali juaj hyn në këtë lokal. Po çfarë është ky lokal? Sipas dokumentimit që ka policia, Renato Hamza në këtë lokal është në qytetin e Shijakut. Në qytetin e Shijakut për të cilin ju thoni që ka bashkëpunuar me një këngëtar dhe ka bërë një klip. Pra, rreth 10 muaj përpara se të rrëmbehej. Çfarë lidhje ka kjo foto?

Silvana Hamza: Po përse e kanë nxjerrë këtë foto? Mund të ketë hyrë, edhe mund të ketë luajtur aty, s’ka ndonjë problem. Në pikë bastesh mund të hyjnë shumë, jo vetëm Renato. Kjo s’do të thotë gjë. /klanplus