Ka kaluar 1 muaj nga vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier më datë 1 Shkurt 2021. 42-vjeçari u ekzekutua me armë në mes të qytetit.

Më datë 19 Shkurt, Policia e Shtetit njoftoi se kishte shpallur në kërkim kombëtar dhe po punonte për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të 4 personave, ndaj të cilëve Gjykata e Fierit ka vendosur arrest në burg të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 42-vjeçarit.

Sipas policisë, në kërkim janë Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa 29 vjeç, Elson Xheçuka 27 vjeç dhe Roland Cara 39 vjeç. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus e ka trajtuar këtë ngjarje në datën 15 Shkurt.

Sonte, Uniko do të publikojë një intervistë ekskluzive me njërin prej personave në kërkim. Ai do të rrëfejë me detaje, me prova të gjitha pretendimet e tij, me pamje filmike se çfarë ka ndodhur në të vërtetë më datë 1 Shkurt sipas tij, dhe a ndodhej ai në qytetin e Fierit.

Ndiqni emisionin Uniko, pas pak, në orën 21:00, në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al