Kultivimi i kanabisit është një fenomen që ka ekzistuar prej vitesh në vendin tonë. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të luftuar këtë aktivitet të paligjshëm, mbjellja e bimëve narkotike është evidente. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar disa muaj më parë se viti 2020 do të shënojë edhe çrrënjosjen e këtij fenomeni, por vëzhgimet në terren tregojnë të kundërtën.

Emisioni “Uniko” në Klan Plus ka publikuar ekskluzivisht pamjet e kultivimit të parcelave me kanabis. Drejtuesi i emisionit, gazetari Spartak Koka ka hyrë në një prej parcelave të mbjella me lëndë narkotike.

Vëzhgimi në terren tregon se sa e lehtë, por dhe e vështirë në të njëjtën kohë, është të gjesh parcela të mbjella me kanabis.

Rreziku është evident për shkak se këto territore ruhen nga persona të armatosur.

Zona është e rrethuar dhe ka të paktën 5-6 muaj që është e mbjellë. Ka një infrastrukturë të plotë. Nuk janë shumë, janë 10 bimë. Ka të gjithë ujin dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme si parcelë kanabisi. Ka dhe dhjetra parcela të tjera të evidentuara. Ne jemi në fund të muajit Gusht, aty ku pritet që bima të bëhet dhe të ketë ujitjen e nevojshme. Jemi në një lartësi të madhe nga niveli i detit”, raporton gazetari Spartak Koka nga një parcelë kanabisi.

Bimët narkotike janë kultivuar në një terren malor me risk.

“Patëm një incident të vogël me makinën për shkak se është një rrugë shumë e vështirë, terren malor, dhe gabimi që kemi bërë është që nuk kemi zgjedhur mjetin e nevojshëm për të bërë këtë rrugë ku kemi ardhur. Është një nga zonat me riskt të lartë të evidentuar nga Guardia di Finanza nga monitorimi nga ajri, ku janë evidentuar të paktën vetëm në dy fshatra rreth 80 hotspote problematike. Jemi në fund të muajit Gusht dhe ende shumë pika nuk janë goditur nga policia. Është një terren i vështirë por edhe kultivuesit e kanabisit kanë zgjedhur një strategji tjetër. Pra, për të mos kultivuar në parcela të mëdha shumë të ekspozueshme, por në parcela nga 10 deri në 100 rrënjë. Ne ishim në njërën nga parcelat ku ishte krijuar infrastruktura e nevojshme me gropa me ujë të cilat mbushen gjatë ditës nga burimet e fshatit dhe në darkë me pompa bëhet ujitja e bimëve”, shprehet gazetari Spartak Koka.

EMISIONI I PLOTË:

/klanplus