Ekskluzive/ Vuçiç: Kompromis për Kosovën, ose shkatërrohemi

Ekskluzive/ Vuçiç: Kompromis për Kosovën, ose shkatërrohemi

23:40 10/10/2019

“Nuk pranojmë pavarësinë siç Kosova është sot”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehet i hapur për gjetjen e kompromisit për çështjen e Kosovës sepse sipas tij kjo do të sillte shkatërrim.

Në një intervistë ekskluzive dhënë për Tv Klan, kreu i shtetit serb shprehet se është kundër njohjes së pavarësisë në gjendjen që është sot Kosova, por thotë se serbet e kanë të qartë se nuk mund të marrin gjithçka.

Sa i takon idesë së ndryshimit të kufijve, Vuçiç thotë se më e rëndësishme është rritja e bashkëpunimit ekonomik.

I pyetur për deklaratën e Albin Kurtit se në vend të taksës 100% do të kërkojë reciprocitet nga Serbia, Vuçiç përgjigjet.

Presidenti serb thotë se zgjidhja për çështjen e Kosovës duhet të gjendet mes Prishtinës dhe Beogradit pa marrë parasysh presionet ndërkombëtare.

Vuçiç shprehet se është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve, por më parë shqiptarët sipas tij duhet të bien dakord mes tyre.   

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori