Venera Lumani dhe Lind Islami, një nga çiftet më të dashura të skenës janë partnerë edhe në jetë. Vetëm para pak ditësh, më 11 Shkurt ata kanë festuar 10-vjetorin e tyre të lidhjes në një udhëtim të bukur në Meksikë.

Të ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan për të folur për projektet e tyre, të cilat përfshijnë këngën e re të publikuar së fundmi, të tjera që do të vijnë përgjatë muajve në vijim dhe recitali i tyre që do të rikthehet, me shpresë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Gjatë bisedës, çifti u ndal edhe te jetëgjatësia e lidhjes së tyre e cila këtë vit do të kalojë në një tjetër stad.

Venera Lumani: Tani po lexoja aty që 10 vite dashuri, më duken si…

Rudina Magjistari: Ju duken shumë apo pak?

Venera Lumani: Sa shpejt kanë kaluar! Shumë apo pak… jo, s’më duken shumë, thjesht kanë kaluar shumë shpejt dhe më duket sikur gjithë jetës kemi qenë bashkë, ç’është e vërteta.

Rudina Magjistari: Ju keni kohë që keni filluar të bashkëjetoni me njëri-tjetrin?

Venera Lumani: 5 vite.

Rudina Magjistari: Një ceremoni martese, ndonjë gjë, e keni menduar ndonjëherë ta bëni?

Lind Islami: Kemi menduar. Kjo është periudha, prandaj ndoshta ka ardhur kaq bukur ky 2023 me plane të reja sepse i kemi menduar këto gjëra. Deri tani ishim të fokusuar shumë vetëm te puna, ndërkohë tani sikur ndihemi gati të ecim akoma.

Rudina Magjistari: Për të ndërmarrë dhe këtë hapin tjetër.

Lind Islami: Po.

Rudina Magjistari: Që më duket që  në 2023 qenka plani për ta bërë, pra do bëni dasmë në 2023?

Venera Lumani: Do bëjmë dasmë në 2023.

Rudina Magjistari: Shumë bukur në fakt, sa mirë që keni vendosur se ju tashmë jeni bashkë, jeni çift shumë i konsoliduar kështu që është shumë bukur edhe ceremonia.

Venera Lumani: Një ceremoni e vogël nuk i bën dëm askujt kështu që do festojmë edhe për këtë. Nuk e di, mua më duket shumë arritje që ta mbash një lidhje kaq të konsoliduar, kaq të dashur, kaq të pastër mbi të gjitha për kaq vite.

Lind Islami: Mashalla!/tvklan.al