Çdo vit largohen nga vendi qindra mjekë dhe infermierë. Por për Ministrinë e Shëndetësisë ky nuk është një shqetësim. Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli pak më e ndjeshme situata është te mjekët, por edhe mungesës së tyre në disa rajone të vendit po i jepet fund.

Sa u përket infermierëve sipas Rakacollit, largimi i tyre nuk është problem pasi ka një numër të lartë të specialistëve të shkencave mjekësore teknike. Minimalisht çdo vit diplomohen rreth 1 500 studentë.

“Kemi 1 700 aplikime dhe numri i vendeve të punës për momentin është 250.”

Sot Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e aplikantëve në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Në këtë fazë janë kualifikuar rreth 1 750 profesionistë, të cilët në Shtator do të japin provimin me shkrim.

Gjithsesi sipas saj qeveria po ndërmerr politika që vendi të mos vuajë mungesën e bluzave të bardha.

Klan Plus