Eksperiment me infektim të kontrolluar me Covid-19



Eksperiment me infektim të kontrolluar me Covid-19

18:29 20/10/2020

Synohet të kuptohet në çfarë sasie virale shkaktohet infektimi

Cila është sasia e grimcave virale të Covid-19 që mund të infektojë një njeri. Kjo pyetje pritet të marrë përgjigje në një eksperiment që do të kryet në Britaninë e Madhe dhe që mbështetet edhe nga qeveria e Boris Johnson.

90 vullnetarë të moshave nga 18 deri 30 vjeç do t’i nënshtrohen infektimit të kontrolluar nga virologët. Dozat e virusit do t’i marrin jo përmes injektimit me shiringë por përmes hundës siç ndodh në kushte natyrale. Procesi do të mbikëqyret gjatë gjithë kohës nga mjekët, të cilët do të kenë nën kontroll të rreptë gjendjen shëndetësore të vullnetarëve.

Mjekët do të përpiqen të kuptojnë se në ç’sasi grimcat virale arrijnë të thyejnë barrierat e anti-trupave të sistemit imunitar dhe të shkaktojnë infeksion. Kjo do të ndihmojnë edhe në bërjen sa më të efektshme të vaksinave anti-COVID që po zhvillohen aktualisht në Britaninë e Madhe.

Këto teste unike pritet të nisin në Janar, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen në Maj. Ndërsa ekspertët e qeverisë britanike parashikojnë që një vaksinë edhe pse jo 100% e sigurtë pritet të dalë në fillim të vitit të ardhshëm.

Tv Klan




Të ngjashme