Në Lushnje fermerët po i kthejnë serat në vreshta. Ata nuk mbjellin më perime në to por rrush. Banorët shpresojnë se me këtë mënyrë do të kenë më shumë të ardhura për të shlyer kështu edhe borxhet që u ka shkaktuar dështimi me perimet.

Fermerë të tjerë e kanë bërë prej 10 vitesh tashmë këtë eksperiment. Tani thonë se përhapja e mbjelljes së rrushit në sera ka sjellë destabilitet në çmime.

Fermerët kërkojnë edhe që shteti t’i mbështesë me subvencione.

Banorët kanë frikën e dështimit edhe me këtë eksperiment pasi thonë se gjithçka po e bëjnë vetë, pa u konsultuar me ekspertë të bujqësisë.

Klan Plus