Të gjithë pyesin se sa të fortë janë telefonat e rinj smart. Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje një regjisor në Brazil.

Ernesto Galiotto ka bërë një eksperiment me një iPhone 6s pak ditë më parë, duke e hedhur nga dritarja e një aeroplani. Ai ka fluturuar mbi plazhin Cabo Frio, në Rio de Janeiro dhe ka kryer eksperimentin.

Galiotto fluturoi nga dritarja telefonin, i cili kur kishte rënë në tokë kishte pësuar vetëm disa gërvishtje dhe kishte regjistruar gjithçka.

Videoja është shpërndarë në YouTube dhe është bërë virale. Sipas protagonistëve të videos, telefoni është gjetur pas 12 orësh kërkime vetëm nga shërbimi GPS./tvklan.al