Ekspertë nga Maqedonia të angazhuar për vlerësimin e dëmeve në Shqipëri

Ekspertë nga Maqedonia të angazhuar për vlerësimin e dëmeve në Shqipëri

17:19 09/12/2019

Instituti i Sizmologjisë, Inxhinierisë dhe Tërmetit të Maqedonisë së Veriut si dhe byroja për ekspertizë ligjore, por edhe gjithë institucionet tjera të nivelit lokal, komunat e ndryshme si dhe dhoma e vlerësuesve të Maqedonisë së Veriut janë organizuar në korpusin e ekspertëve të cilët do të bëjnë vlerësimin dhe rehabilitimin e objekteve nga zonat e prekura nga tërmeti në Durrës.

Sipas Xhaferit bashkëpunimi ndërshtetëror në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të vazhdojë edhe në fazën e tretë të vlerësimit. Në pyetjen se a janë të ndërtuara objektet sipas standardeve, Xhaferi theksoi që fjalën e fundit do të duhet ta japin ekspertët e Shqipërisë, ku janë paralajmëruar edhe përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelë procedurat.

Tv Klan



Grupi

LAJMET

Të ngjashme
Grupi