Më të shpeshta, dhimbje koke dhe probleme me kujtesën

Shërimi nga koronavirusi për disa pacientë nuk merr fund aty. Mjekët neurologë thonë së shumë të sëmurë po i drejtohen spitalit për probleme neurologjike që nisin nga lodhja, e deri tek problemet me kujtesën.

Humbja e memories referohet shumë nga të rinjtë.

Mjekja neurologe thotë se këto raste i përkasin varianteve të mëparshme pasi Omicron nuk ka fuqi të shkaktojë dëmtime të tilla.

Në vitin e parë pandemi koronavirusi shkaktoi një sërë rastesh me infarkt apo hemorragji të trurit, por që muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i tillë.

Tv Klan