Ekspertët e Komisionit  Hetimor parlamentar për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti Meta kane deklaruar se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe sjellja e tij nuk duhet të jetë e njëanshme pasi ai ka rolin e arbitrit në kohë krizash. Eksperti Erind Merkuri tha se presidenti me gjuhën e tij s’duhet të krijojë konflikte institucionale.

Ekspertët juristë iu referuan praktikave të Komisionit të Venecias dhe Gjykatave Kushtetuese në vende të tjera, për të përcaktuar ‘kornizat’ se di duhet të jetë sjellja e kreut të shtetit veçanërisht në periudhën e fushatës zgjedhore.

Deputetet e konsideruan shkelje të ligjit mosprezencën e presidentit në Komisionin hetimor. Javën që vjen komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit do të përmbyllë hetimet e plota për çështjen. 

Klan News