Godinat e ndërtuara përpara viteve ’90 nuk janë të sigurta ndaj lëvizjeve sizmiologjike. Tragjedia e Xhenovës ka alarmuar ekspertët vendas se edhe ndërtimet e kësaj periudhe në Shqipëri shfaqin rrezikun e degradimit.

“Po të gjitha shfaqin probleme, betoni nuk është i përjetshëm. Duhet kontroll pasi nuk janë projektuar për lëvizjet sizmike, plus kanë ndryshuar dhe normat”.

Më të amortizuara janë godinat e viteve ’30 , ’40 e konkretisht Ministritë dhe institucionet e tjera të vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të ndërtuara nga arkitektët italianë përfshirë dhe korpusin universitar të cilat nuk kanë njohur asnjë ndërhyrje serioze përveç lyerjes së fasadave.

Arben Dervishi, një prej pedagogëve që ka qenë pjesë e një grupi që ka bërë prova për qëndrueshmërinë e këtyre ndërtesave flet për rëndësinë që kanë studimet për të parë deri ku shkon amortizimi.

“S’ka asnjë kontroll, plus kërkohet mirëmbajtje”.

Edhe për veprat inxhinierike të infrastrukturës mungon siguria.

“Nuk dua të vë alarmin, por janë të degraduara”.

Zgjidhja?

“Fonde për parandalimin. Shqipëria s’ka të tilla, ka vetëm fonde kur ndodh dëmi”.

Zv/ministri i Trasporteve Artan Shkreli pas tragjedisë që pasoi shembja e urës në Genova e vlerësoi si thirrje të paneglizhueshme për reflektim. Provat e bëra mbi objektet e ndërtuara ’80 apo ’90 vjet më parë sipas tij japin rezultate frikësuese për degradimin, ndaj kërkohet standard i ri kontrolli dhe një manual i ri ndërhyrje radikale jo pjesore si Xhenova.

Tv Klan