Japin garanci për ndërtesat e çertifikuara prej tyre

Ky pallat i ndërtuar para vitit ’93 nuk kishte dëmtime në struktrurë. Ekipet shqiptare nisën punën për riparimin e dëmeve të tij, nën asistencën e ekspertëve izraelit.

Teksa bënë prezantimin e  metodologjisë së rindërtimit të shtetit që përfaqësojnë, ata e vunë theksin tek vendosja e brezave, që sipas tyre duhet bërë në mënyrë gjatësore dhe jo horizontale, që të mbushen me llaç dhe ti qëndrojnë goditjeve sizmike. Sipas ekspertëve izraelit, rëndësi të vecantë ka edhe vendosja e tullave me vrima.

Kolonel  Golan Vach: Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament bashkë me fëmijët e mi. Kur themi ka siguri, ka siguri, nëse them do ndërtojmë do ndërtojmë; kur muret janë shumë të dëmtuara prishen. Disa prej dëmeve janë të riparueshme. Mund të përforcohet muri, edhe nëse ka përplasje, dëmet janë një sfidë por realizohen. I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka.

Ndërsa Entela Kapllani, pjesë e ekipeve shqiptare sqaron rëndësinë që ka vendosja e bllakave metalike në pjesët e dëmtuara.

Teksa ekipi i parë izraelit,  i cili prej 10 ditëve ndodhet në vendin tonë e përmbylli misionin e tij, Këshilli Bashkiak Durrës miratoi punësimin  e 100 punonjësve të fushës së ndërtimit, për një periudhë 3-mujore.

Ata do të angazhohen në riparimin e dëmeve në pallatet para vitit 1993, të dëmtuar nga termeti i 26 nëntorit.

Tv Klan