Ekspertët: Kërkoni ndihmë për presionet online


Ekspertët: Kërkoni ndihmë për presionet online

15:43 12/02/2024

“Keqpërdorimi i rrjeteve sociale, me pasoja të rënda”

Në një kohë kur shoqëria sot më shumë po jeton në botën virtuale sesa në atë reale, kjo e fundit po vuan pasojat.

Për shkak të një fotoje që iu publikua online, një 27-vjeçare u vetëvra më 11 Shkurt.

Për eksperten e fushës së psikologjisë Arjana Muça, keqpërdorimi në të tillë formë i rrjeteve sociale ndikon në shëndetin mendor të viktimës.

“Ngacmime të tilla sjellin shqetësime shumë të forta psikologjike sepse jeta e të rinjve sot pothuajse zhvillohet në mënyrë virtuale dhe ka një shikueshmëri shumë të lartë dhe ndjeshmëria është shumë herë më e lartë sesa ajo që ne i themi përballje fizike”, thotë Arjana Muçaj.

Pasojat e ngacmimeve online çojnë deri në depresion.

Nga pikëpamja psikologjike i përmbledhim në termin dëmtime në aspektin e mirëqënies psikologjike, që kanë të bëjnë me stresin, ankthin, depresionin se është pikërisht ky element që i çon këto individë drejt vetëvrasjes”, shprehet psikologia Muçaj.

Për të parandaluar rastet ekstreme këshillohet më shumë kujdes dhe reflektim për pasojat që ka bota virtuale tek ne.

Njerëzit sot duhet të kuptojnë që bota virtuale në çdo moment të rrezikon, fotot mund të keqpërdoren nga persona të ndryshëm. Jo vetëm pjesa e menaxhimit, por mbi të gjitha edhe pjesa e komunikimit, të kërkuarit ndihmë në momentin që shikon se je duke u cënuar psikologjikisht, që nuk ndihesh mirë në këtë botë virtuale”, thekson Arjana Muçaj.

Tv Klan









Të ngjashme