Biznesi: Paketa adreson problemet, na lehtësoni procedurat

Ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë paketën e masave ekonomike si realiste në kushtet ku ndodhet ekonomia e vendit dhe buxheti i shtetit, i cili mendohet të ketë një gropë të madhe në të ardhura nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë.

Arjan Kadareja, profesor i ekonomisë, thotë se në këto kushte sugjerohet që qeveria të marrë dy masa: të aktivizojë pagesën e papunësisë për personat që kanë mbetur pa punë e që ndërmarrja e tyre është e mbyllur dhe që të marrë masa që të mos bllokohet aktiviteti prodhues.

Biznesi thotë se paketa e ndihmës për sipërmarrjen është e mjaftueshme për një afat 30 ditor, por ata kërkojnë më shumë lehtësi procedurale.

Sot po hasen probleme të shumta me ndërmarrjet që duan të nxjerrin punonjësit në punë. Ekonomistët parashikojnë një ngadalësim të madh të ekonomisë për shkak të situatës së rënies së konsumit. Në skenarin më të mirë që llogaritin ekonomistët recesioni mendohet të kapë ekonominë për një periudhë minimalisht 3-mujore.

Tv Klan