Niveli i ujit në Venecia mund të rritet deri në 1.2 metra brenda vitit 2100. Si pasojë e emetimit të gazrave ndotës në atmosferë, që sjellin ndryshime klimatike, përllogaritjet flasin për një ngritje të nivelit të ujit nga 17-120 centimetra brenda 80 viteve të ardhshme.

Aktualisht mbrojtja e Venecias nga përmbytjet varet kryesisht nga efikasiteti i Modulit Mose, i cili operon në bazë të parashikimeve. Nëse parashikimet janë të gabuara edhe operativitetit i tij rrjedhimisht gabon, dhe për këtë duhet reduktuar niveli i gabimit edhe në modelet e parashikimit.

Dhe pikërisht duke u bazuar në të gjitha këto grupi studimor ka përqendruar punën në afat kohor të shkurtër, por edhe afatgjatë. Në planin afatgjatë, kanë marrë në shqyrtim nivelin më të lartë të ndotjes dhe rrjedhojave të saj, dhe për këtë kanë planifikuar edhe një skenar të mbylljes së Lagunës për 12 muaj në vitin 2075.

Pavarësisht se është rasti më i keq i mundshëm, mbyllja do të shërbente për ridimensionim të nivelit të detit, por do të kishte një impakt mjaft negativ ekonomik dhe mjedisor mbi Venecian, pavarësisht se ekspertët thonë se qytetet bregdetare mund të përshtaten me efikasitet në shumë mënyra.

Megjithatë, janë të shumtë faktorët që mund të ndikojnë në ngritje të nivelit të ujit në qytetin Italian, dhe për këtë studiuesit po hartojnë plane për t’i përballuar në mënyrë që të shpëtohet Venecia.

Studimi është publikuar në revistën shkencore Natural Hazards and Earth System Sciences.

Klan News