I ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti. Ai u shpreh se për shkak të COVID, rëndësia më e madhe i është dhënë shëndetësisë, duke lënë disi pas arsimin.

Sipas tij për arsimin u krijua një gjendje kaotike dhe u dhanë disa shifra në lidhje me nxënësit që bënin mësim online, të cilat diktatura do i kishte zili.

Mehmeti më tej shton, se edhe tani që maturantët janë kthyer në shkollë, nuk respektojnë distancimin fizik.

Ndriçim Mehmeti: Në fakt për shkak të COVID, rëndësia më e madhe i ka kaluar shëndetësisë dhe disi ka ikur vëmendja nga arsimi. I cili ka vepruar në mënyrë jo vetëm të jashtëligjshme, por edhe kaotike të plotë. Domethënë, Ministrja e Arsimit deklaronte se në datën 23, ne do futemi në shkolla, në 23 Mars ju kujtohet deklarata. Pastaj tha do futemi në 13 Prill, pastaj tha nuk futemi s’kemi ç’bëjmë, pastaj tha po bëjmë mësim online, pastaj tha po bëjmë mësim edhe në Televizionin Shqiptar. Pra u krijua një gjendje kaotike. Na u dhanë disa shifra që më thënë të drejtën, diktatura do t’i kishte shumë zili, ku 98% bënin mësim. Këta me statistika historike në Shqipëri, ku prania fizike e nxënësve në shkollë është 75 deri në 78%. Unë po fal 85%, këta 98% ishin të gjithë, a thua ne ishim në vendet nordike, të gjithë ishin të pajisur me ndonjë tablet, me laptop personal në shtëpi dhe futeshin në mësim.

Mirela Milori: Problematika që kanë çaluar, se ishte dhe pandemi.

Ndriçim Mehmeti: Jo se në çdo vend të botës ka patur pandemi. Na u tha që ishte tërmet. U trembëm nga tërmeti, humbëm 2 javë. Na u tha që ishte pandemi, tani nëse ju e pranoni këtë, unë po ju bëj pyetjen tjetër. Kush do ia plotësojë dijet fëmijës suaj? Ma thoni? Kush është përgjegjës për këtë? Edhe maturantët, ju më thatë distancimi social. Më tregoni ku është distancimi fizik, se social nuk ka, ky distancimi social është, nuk e di nga e kanë gjetur këtë ide. Por distancim fizik nuk ka, maturantët kanë vajtur dhe qejf i madh që po dalin nga karantina, të takohen me njëri-tjetrin./tvklan.al