Selami Xhepa: Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës i vonuar

Autoriteti i Konkurrencës në hetimin e thelluar që ka bërë për çmimin e naftës dhe bezninës, ka theksuar se çmimet e përcaktara nga Bordi mund të kenë efekte negative në treg. Këtë vendim të Autoritetit,  eksperti i ekonomisë Selami Xhepa e ka cilësuar të vonuar.

“Autoriteti i Konkurrencës  duhet të ishte më aktiv dhe kërkues. Duheshin bërë investigime të kësaj natyre dhe më përparas, jo të flasë pas një viti sepse mbrojtja e interesit të konsumatorëve nuk mund të presë të gjykosh pas një periudhe relativisht të gjatë. Normalisht që përcaktimi i çmimeve sjell deformim të tregut për shkak të mungesës së konkurrencës.”

Sipas Xhepës ka ardhur moment që Bordi i Transparencës së Kaburanteve të shkrihet, pasi në gati 1 vit nuk ka sjellë rezultat.

“Jo e suksesshme, një eksperiencë që dëshmoi se nuk arriti objektivat. Së pari mungesë transparencë, nuk ka pasur një metodologji të punës, të dijë publiku si është formuar çmimi dhe jo bordi. Vendi ynë ka ardhur në situatën që ky bord të shkrihet ose të përdoren formula të tjera.”

Rritja e çmimeve të hidrokarbureve në vend ka nisur prej muajit Mars të 2022, ku çmimet maksimale të naftës aritën në 260 lekë/litri, ndërsa aktualisht është në nivelin e rreth 200 lekëve për litër.

Klan News