Koronavirusi mendohet se do të qëndrojë për një kohë të gjatë…

Ekspertët mendojnë se ky virus do të behët njëjtë si viruset e stinës, i cili vit pas viti do të rikthehet si një infeksion i aparatit respirator të njeriut.

Një ekspert i sëmundjeve infektive në Qendrën Johns Hopkins,  Amesh Adalja thotë se virusi nuk do të largohet pa injektimin e një vaksine përkatëse, raporton “Science alert”.

Virusi COVID-19, ose koronavirus, shkakton ethet, kollitje dhe në disa raste infeksione të rënda të mushkërive që çojnë deri në vdekje.

Deri më tani, raportohet për të paktën 2.800 viktima në të gjithë botën nga koronavirus, ndërsa më shumë se 82.500  persona janë infektuar, pjesa dërrmuese në Kinë.

 Adalja thotë se shpresa mbetet tek rritja e temperaturave që mund të ulë rrezikun e përhapjes së shpejtë të këtij virusi, duke u dhënë kohë shkencëtarëve për të punuar për vaksinën që do ta luftojë.

Por dyshimet për Adalja mbeten në teorinë se virusi mund të mos largohet asnjëherë, por të zhduket në stinët e ngrohta dhe të rikthehet sërish në vjeshtë dhe dimër, vit pas viti, për t’u luftuar me vaksinë përkatëse. /tvklan.al